UBT

Nazmi Jakurti në Kongresin Izraelit në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti është ftuar të marrë pjesë në Kongresin Gjerman të Izraelit më 25 nëntor të këtij viti.

Ky Kongres do të mbahet në Qendrën e Kongreseve në Frankfurt, Jakurti është ftuar të jetë mysafir në auditorin kryesore po ashtu edhe në aktivitetet përrethë.

Në ftesën dërguar Jakurtit thuhet se ky kongresë do sjell afër 3000 vizitorë dhe 200 organizata pjesëmarrëse, të cilat do mblidhen për të festuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Izraelit.

Eco Higjiena

“Israel-Nation of Nations” është sllogani i kongresit të këtij viti. Fokusi i tyre kryesorë janë sfidat e bashkë ekzistencës, minoritetet dhe tejkalimi i dallimeve. Gjithashtu skena e këtij kongresi do të përfshijë politikanë dhe ekspertë jo vetëm nga Gjermania por edhe nga Izraeli po ashtu edhe ndërkombëtarë.

Kjo ftesë për Kryetarin e Lidhjes Shqiptare në Botë vjen pas një bashkëpunimi shumë të frytshëm të z. Jakurti me përfaqësues të ambasadës izraelite në Bern dhe të komunitetit hebre në Zvicër, tre vite më parë, në kuadër të ekspozitës „BESA“, ku i shprehej mirënjohje kombit shqiptarë për shpëtimin dhe mbrojtjen e shumë hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore!

https://www.albinfo.ch/nazmi-jakurti-kongresin-e-izraelit-ne-gjermani

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.