“Nazim Hikmet” nga Dobërçani festoi 7 vjetorin e Pavarësisë
Gjilan – Me një program të pasur kulturo-argëtues të përgatitur nga nxënësit e të dyja komuniteteve që mësojnë në shkollën tonë, komuniteti shqiptar dhe komuniteti turk, u festua 7 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Drejtori i shkollës Fadil Shabani, uroi të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e këtij manifestimi duke i falënderuar dhe iu dëshiruar shëndet dhe suksese në punën e mëtutjeshme.
Pas përfundimit të programit, nxënësit vallëzuan e u argëtuan duke e bërë edhe më madhështore festën.
Kjo shkollë, në vazhdimësi po zhvillon aktivitete të ndryshme si në aspektin e organizimit dhe shënimit të festave, poashtu edhe në pjesëmarrjen në gara të ndryshme në nivel kombëtar, duke arritur rezultate të shkëlqyera.
Rexhep Arifi, mësimdhënës i kësaj shkolle shtoi se organizimi i këtyre aktiviteteve me karakter kulturo-argëtues ndikon pozitivisht në motivimin e nxënësve në mësime dhe pjesëmarrje në aktivitete të lira.
Gjithashtu, shkolla jonë falënderon Agjencinë e lajmeve Rajonipress, e cila në vazhdimësi na ka përkrahur në publikimin e aktiviteteve tona./rajonipres/


