RCCOLA

Nazim Hajdari kthehet në shtëpinë e vjetër, kalon në LDK

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nazim Hajdari është njëri nga farmacistët e parë të Anamoravës dhe një nga aktivistët e parë të degës së LDK-së në Gjilan. Jam i lumtur që po kthehem në mesin e miqve të mi të vjetër dhe po kthehem sepse i besoj konceptit të Lutfi Hazirit tha Hajdari. Lutfi Haziri tha se e mirëpret këtë aderim sepse LDK është shtëpi e madhe dhe ka nevojë për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të pamohueshëm për LDK.

Nazim Hajdari i cili një kohë ishte pjesë e AAK-së në Gjilan, është kthyer në shtëpinë e tij të vjetër në LDK.

Hajdari tha për rajonipress se aderimin e tij do ta bëjë publik shumë shpejt, pasiqë jo vetëm ai po edhe disa kuadro të tjera të fushës së mjekësisë do t`i bashkëngjiten LDK.”Prej sot jam në LDK dhe jam i interesuar që kontributin tim tash e tutje ta japi aty ku edhe kam nisur karrierën politike” tha Hajdari.

Uji Dea

Nazim Hajdari është njëri nga farmacistët e parë në Anamoravë dhe kontributi i tij në LDK e Gjilanit është i pamohueshëm.”Unë i besoj zotimit të Lutfi Hazirit sepse është një lider që vërtet punon dhe e respekton punën e secilit” tha Hajdari.

Lutfi Haziri ndërkaq ka konfirmuar se Nazim Hajdari tashmë është pjesë e LDK-së. “PO është e vërtete që Nazim Hajdari tashmë ka kaluar në LDK. LDK është shtëpi e madhe dhe e hapur për të gjithë, në veçanti për ato kuadro që kanë dhënë kontribut që nga themelimi dhe ditët e para të LDK-së. Do të ketë aderime masive në LDK e Gjilanit dhe ne shumë shpejt do ta bëjmë zyrtare edhe përmes një ceremonie zyrtare” tha Haziri./rajonipress/