Eko Higjiena

Nazim Gagica zgjidhet kryetar i AAK-së në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka mbajtur Kuvendin e IX Zgjedhor. Në këtë Kuvend nga 140 delegatë, morën pjesë 127 të cilët me votë unanime kanë zgjedhur kryetar të Degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica.

Kuvendi i IX Zgjedhor ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të degës.
Po ashtu, Kuvendi ka zgjedhur sot edhe delegatët për Kuvendin Qendror i cili do të mbahet në fillim të Qershorit.

Mobi Casa

Prezent në Kuvendin e degës së AAK-së ishte edhe kryetari Ramush Haradinaj.
Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan./rajonipress/