Nazim Gagica me dedikim special për mësimdhënësit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Më lejoni që t’ju shpreh admirimin dhe falënderimin më të sinqertë për bashkëpunimin tonë juve kolegë mësimdhënës, drejtorë e struktura drejtuese në shkolla, kolegë në DKA dhe gjithë të tjerëve që rrugëtuam bashkë ka thënë Nazim Gagica.

Postimi i plotë

Të respektuar kolegë mësimdhënës!
Drejtori të institucioneve arsimore e kolegë në DKA!
Të dashur nxënës!
Në misionin tonë të përbashkët për shkollë më të mirë, u takuam këtu e katër vjet më parë, të vetëdijshëm për detyrat e përgjegjësitë, të bindur në mundësitë tona e të gatshëm që të bashkuar të rrugëtojmë drejt synimeve.
Ju jam pafundësisht e përjetësisht mirënjohës për bashkëpunimin, besimin e ndërsjellë dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur çdo sfide.

UBT

Të respektuar miq!
Ne besuam fuqishëm në njëri tjetrin, prandaj sot si katër vjet më parë kemi po ato raporte besimi e afrimi. Bashkë tejkaluam sfida e korrëm suksese; bashkë ishim kudo dhe kurdo që nevojitej gërshetimi i energjive tona. Besimi im në fuqinë tuaj u kthye në besimin tuaj ndaj meje për punët e përbashkëta që bëmë. Sukseset nuk ishin të pakta, si edhe sfidat. Ne festuam bashkë sukseset e u përballëm bashkë, me besim, me sfidat.
Ndërsa kam liruar pozitën e drejtorit në DKA, unë jam i bindur në profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin tuaj si edhe deri më sot.

Më lejoni që t’ju shpreh admirimin dhe falënderimin më të sinqertë për bashkëpunimin tonë juve kolegë mësimdhënës, drejtorë e struktura drejtuese në shkolla, kolegë në DKA dhe gjithë të tjerëve që rrugëtuam bashkë.
Falënderim sukseseve e dashurisë së pafundme për dije juve të dashur nxënës e ish nxënës.
Kanë qenë të lumtura e sfiduese këto vite për mua.
Të gjithë ju më keni bërë më të mirë.
Ju faleminderit e mirënjohje përjetësisht.
Suksese të reja në misionin tuaj.
Zoti ju ruajt ju e familjet tuaja.