Uji Dea

NATO zhvillon stërvitje në bazën “Jug” të Serbisë, në kufi me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në bazën ushtarake “Jug” afër Bujanovcit, në qershor do të zhvillohet stërvitja ushtarake rajonale, në të cilën do të marrinë pjesë edhe ushtarët e NATO-s.

Gazeta e Beogradit “Danas”, që njofton për këtë ngjarje, kurse Koha.net e transmeton, thotë se në bazën ushtarake “Jug” të ushtrisë së Serbisë, në kufi me Kosovën, në përputhje me synimin strategjik që të shndërrohet në qendër stërvitore të ushtrisë rajonale për misione paqësore, nën patronatin e KB, në qershor do të mbahet stërvitja e përbashkët në të cilën krahas ushtrisë së Serbisë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e ushtrisë së SHBA, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Maqedonisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe të Kroacisë.

“Në kuadër të përgatitjeve për stërvitjen ushtarake kam marrë informacione rreth planeve, në mënyrë që të informohen të gjithë qytetarët e komunës sonë, që kështu të shmangim çfarëdo keqkuptimesh”, ka sqaruar kryetari i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi.

United Hospital

Qendra ushtarake “Jug” ndodhet në territorin e komunës, që e drejton Arifi.

Në këtë manovër, krahas ushtarëve nga rajoni, do të marrin pjesë edhe 75 marinsa dhe pesë oficerë të Gardës Kombëtare Ohio të SHBA.

Baza ushtarake “Jug” ka filluar të ndërtohet menjëherë pas luftës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës (forcave UÇPBM-së) kundër forcave serbe, më 2001. Shqiptarët e Luginës këtë qendër e konsiderojnë kërcënim kundër tyre, por edhe kundër Kosovës më vonë.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.