HW

NATO sjell trupa rezervë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

NATO ka sjell disa prej trupave rezervë të misionit paqësor, KFOR, për ushtrime në Kosovë, ka thënë të mërkurën një nga komandantët e misionit, në një kohë tensionesh para përfundimit të afatit për kthimin e targave të veturave me tabela ilegale serbe në RKS, ka shkruar “Reuters”.

Përpjekjet e kaluara nxitën telashe në veri të vendit, me serbët lokalë që bllokuan rrugët kufitare. Kosova u pajtua të shtynte afatin deri më 31 tetor.

Komandanti rajonal i KFOR-it, kolonel Christopher Samulski, u ka thënë gazetarëve në Kampin Bondsteel, se kjo është pjesë e planifikimeve të NATO-s.

Mobi Casa

Në Kosovë janë rreth 3700 trupa të NATO-s.Të martën, zëvendëskomandanti i KFOR-it ka thënë se NATO-ja nuk ka përjashtuar mundësinë e tensioneve të reja në veri, kur po afrohet afati për përfundimin e kthimit të targave ilegale në RKS.

Samulski ka bërë të ditur se rezervistët e parë janë nga Britania e Madhe.Ai s’ka dhënë shifra konkrete se sa trupa kanë arritur në Kosovë, por ka thënë se bëhet fjalë për madhësi të “një njësiti të batalionit”.

Një batalion zakonisht i ka prej 500 deri në 1000 trupa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.