FITORJA

NATO përkrah Kosovën në luftën kundër terrorizmit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO-ja e përkrahë Kosovën në çdo aspekt në lunftën kundër terrorizmit.

Sipas Stoltenberg, përmendi edhe Ligjin kundër luftërave të huaja që është duke u diskutuar në Kuvendin e Kosovës.

“Unë e mirëpres atë çka qeveria e re dhe Kosova po bën për terrorizmin dhe për ligjin e ri sepse terrorizmi është kërcënim për të gjithë ne dhe terrorizmi nuk njeh kufi. Kthimi i luftëtarëve të huaj po paraqet kërcënim ndaj të gjithë neve dhe të gjitha shteteve në rajon dhe Evropë”, deklaroi Stoltenberg.

Sipas tij, luftimi kundër terrorizmit është i një rëndësie shumë të madhe, pasi që siç tha Stoltenberg, sulmi i fundit terrorist në Paris, ka treguar se sa shumë njerëzit janë të rrezikuar nga këto grupe terroriste.

Stoltenberg: Të bashkohemi në luftën kundër terrorizmit

ARKATANA

Kryeministri Isa Mustafa ka përfunduar takimin me Sekretari i përgjithshëm NATO-a Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin me NATO-n për sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon.

Stoltenberg ka shtuar se NATO nuk do të vendos për krijimin e Forcës së Armatosur por rekomandojë që secili vendim të merret me pajtimin e të gjithëve për të mos e dëmtuar progresin e arritur.
Ai ka theksuar se duhet të bashkohen të gjithë në luftën kundër terrorizmit pasi që ky fenomen një shoqërie, një feje apo një kombi.

Stoltenberg ka shtuar se NATO do të qëndrojë në Kosovë në mision të kushtëzuar dhe do të qëndrojë deri në atë moment që e sheh se në këtë vend është arritur një stabilitet.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se po bëjnë përpjekje që Forcat e Armatosura të Kosovës të bëhen me pëlqim të të gjithëve dhe të shtrihen në gjithë territorin tonë.

Aktualisht po zhvillon një takim me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.