UBT

NATO paralajmëron zvogëlim të pranisë në Kosovë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Situata e sigurisë në Kosovë ka vazhduar të përmirësohet gjatë viteve të fundit, duke bërë që NATO të nisë optimizimin e misionit të KFOR-it dhe të përshtatë gradualisht praninë e saj.

NATO përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në janar ka ndërprerë dislokimin e forcave rezervë në kuadër të KFOR-it, pas më shumë se dy vitesh rotacioni të vazhdueshëm.

Sipas njoftimit, që nga viti 1999, prania e KFOR-it është përshtatur vazhdimisht për t’iu përgjigjur zhvillimeve të sigurisë në Kosovë.

Pas tensioneve dhe dhunës së shtuar në vitin 2023, përfshirë sulmet e pajustifikuara ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në Zveçan, misioni kishte marrë përforcimin më të madh në më shumë se një dekadë, me dislokimin e gati 1,000 trupave shtesë, thuhet tutje.

“NATO dhe KFOR-i janë plotësisht të përkushtuar për sigurinë në Kosovë”, ka deklaruar gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus G. Grynkewich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë.

Ai ka shtuar se kushtet aktuale krijojnë mundësi për optimizimin e mëtejshëm të madhësisë dhe pranisë së KFOR-it.

Fundamenti

Gjenerali Grynkewich ritheksoi gjithashtu përkushtimin e fuqishëm të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën, siguria e të cilit është e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë në hapësirën euro-atlantike. Ai shtoi se NATO nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë.

Optimizimi, i njoftuar në vitin kur misioni shënon 27-vjetorin e tij, po zbatohet në kuadër të autorizimeve ekzistuese të SACEUR-it dhe pason një rishikim të detajuar dhe një vlerësim të situatës së sigurisë të bazuar në informacione të inteligjencës.

“Reduktimet e kalibruara pritet të pasojnë ciklet kombëtare të rotacionit dhe tërheqjes së trupave nga tani deri vitin e ardhshëm. Optimizimi do të zhvillohet gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren, ndërsa mund të rikthehet nëse zhvillimet relevante të sigurisë e kërkojnë një gjë të tillë”, thuhet tutje.

Aleanca ka ritheksuar se KFOR-i do të vazhdojë të ruajë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin e OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

NATO gjithashtu ka rikonfirmuar mbështetjen për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të angazhohen për zgjidhjen e çështjeve të hapura. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.