Uji Dea

NATO me deklaratë pas bisedës telefonike të Stoltenbergut me Haradinajn dhe Vuçiqin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Sot, zhvillova bisedë telefonike me presidentin Vuçiq dhe z. Haradinaj, që t’i informojë për konstatimet e takimit të mërkurës të Ministrave të Jashtëm të NATO-së për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

“Kam theksuar se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë gjakftohtësi dhe përmbajtje, dhe të shmangin çfarëdo deklarate apo veprim provokativ”, ka shtuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së.

Uji Dea

“Gjatë bisedës me Haradinajn, ngrita shqetësime për planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Ia theksova se një veprim i tillë është i papërshtatshëm dhe kundër këshillave të shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik. Kam përsëritur se mandati i Forcës së Sigurisë evoluon, dhe NATO duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shtuar Stoltenberg.

“Gjithashtu kam biseduar me presidentin Vuçiq rreth nevojës urgjente që të ulen tensionet. Ua kam rikujtuar të dyve se dialogu i ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, duhet të mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. NATO mbetet e angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja”, ka thënë për fund shefi i NATO-së. /Telegrafi/