KKGJILAN

NATO: Mbështesim zhvillimin e FSK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

NATO ka bërë të ditur se pret që Forcat e Sigurisë në Kosovë edhe më tej të jetë aktor i sigurisë rajonale. Po ashtu, kjo organizatë shprehu besimin se vlera e FSK-së si forcë e vërtet multientike, që vepron në kuadër të mandatit ekzistues, do të njihet edhe më shumë nga të gjitha komunitetet, në momentin kur zbatohet marrëveshja historike e Beogradit dhe Prishtinës. Kështu citohet të ketë thënë një zyrtar në Bruksel për agjencinë Beta.

“NATO mbështet zhvillimin e FSK-së në kudër të misionit të tyre dhe mandatit”, ndërsa nuk është çështje e NATO-s të vendos rreth përbërjes, mandatit dhe misionit të FSK-së”, tha ai.

Ai në vijim shtoi se FSK është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës duke nënvizuar se autoritetet në Kosovë janë obliguar se çfarëdo vendosje e FSK-së në veri të Kosovës do t’i nënshtrohet lejes së KFOR-it.

“Kjo është vënë në dijeni në letrën të cilën Thaçi i ka dorëzuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në prill të vitit 2013”, ka thënë ky zyrtar në selinë e aleancës veriatlantike.

UBT

“Ne shpresojmë që FSK edhe më tej do të jenë akter i stabilitetit rajonal në të ardhmen dhe të bindur se vlera e FSK si forcë multi etnike, që vepron në kuadër të mandatit ekzistues do të njihet dhe më shumë nga të gjitha komunitetet kur të zbatohet marrëveshja historike e Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai tha se FSK vitet fundit kanë përmirësuar përfshirjen në radhët e veta persona nga shumë komunitete, përfshirë edhe atë serbe.

Sipas tij, NATO tani mbështet zhvillimin e FSK-së në kuadër të mandatit të saj përmes ekipit këshillëdhënës të NATO-së dhe ekipit për lidhje. Ndërsa, sqaroi se nëse arrihet zhvillimi në mandatin e misionit të FSK, këshilli i NATO-s do të duhet të shqyrtojë angazhimin e NATO-s në Kosovë. /KI/