Mobi Casa

NATO: Mandati dhe misioni i FSK-së, çështje e institucioneve të Kosovës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Aleanca Veri Atlantike tha se do ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës brenda mandatit aktual, ndërsa e ka lënë të hapur çdo opsion nëse mandati i FSK-së ndryshon pas nismës së Prishtinës zyrtare që kjo të bëhet përmes ligjit.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka thënë se kjo aleancë, e cila e ka mbikëqyrur zhvillimin e FSK-së deri më tani, do të vazhdojë ta mbështesë këtë forcë “brenda mandatit aktual”.

Përderisa përsëriti se e ardhmja e FSK-së është në duar të kosovarëve, Lungescu u shpreh se i përket Këshillit Veri-Atlantik të vendosë se çka do të bëjë NATO me FSK-në me mandat të ndryshuar.

“Siç e ka thënë Sekretari i Përgjithshëm (i NATO-s) gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, NATO e mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës brenda mandatit aktual”, ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Uji Dea

Ajo thotë se struktura, mandati dhe misioni i FSK-së nuk janë çështje për të cilat vendosë NATO.

“Kjo është një çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese”, shtoi ajo.

“NATO e mbështetë zhvillimin e FSK-së brenda mandatit aktual, bashkë me strukturat e saj civile. Nëse mandati FSK-së ndryshon, Këshilli Veri-Atlantik do ta rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në kuptim të ndërtimit të kapaciteteve”, ka thënë Lungescu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.