Eko Higjiena

NATO-ja ruajti stabilitetin në Ballkan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

KFOR-i zbarkoi me 50 mijë trupa, përderisa 18 vjet më pas numri i pjesëtarëve të kësaj force në vend ka rënë në 4500. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se NATO-ja nuk ka ndihmuar vetëm Kosovën, por gjithë rajonin, pasi që ka ruajtur stabilitetin në Ballkan, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

24 marsi i vitit 1999 është data kur Forcat Paqeruajtëse të NATO-s kishin nisur bombardimet mbi caqet serbe në Kosovë.

Kampanja ajrore e nisur nga aleatët ndërkombëtarë zgjati gjithsej 78 ditë, me qëllimin e vetëm, për ta ndalur tragjedinë që Serbia po shkaktonte në Kosovë.

Ndërkohë, si rrjedhojë e kësaj KFOR-i më 12 qershor të vitit 1999 zbarkoi në Kosovë.

Hidromorava

Me këtë rast, sipas të dhënave që NATO-ja ia ka siguruar gazetës “Zëri”, KFOR-i fillimisht kishte hyrë në Kosovë me 50 mijë trupa.

Në ndërkohë, numri i pjesëtarëve është zvogëluar me kalimin e viteve, me ç’rast aktualisht në Kosovë janë gjithsej 4500 trupa nga 31 shtete të ndryshme të botës.

Nga ana tjetër, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së e cilësojnë 24 marsin si datë historike me ç’rast, sipas tyre, kjo fushatë e bombardimeve bashkë me luftën çlirimtare sollën lirinë e Kosovës.

Ndërkaq, ekspertët ushtarakë konsiderojnë se vendosja e NATO-s në Kosovë ruajti stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.