Uji Dea

NATO-ja kërkon rifillim urgjent të dialogut Kosovë – Serbi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka ritheksuar se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojnë urgjentisht.

Stoltenberg ka thënë të hënën në Londër kur është pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka për bisedimet Kosovë – Serbi, ai është përgjigjur se NATO-ja mbështet vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.

Pala kosovare dhe ajo serbe duhet urgjentisht që t’i kthehen dialogut dhe të flasin për arritjen e një marrëveshjeje, thotë Stoltenberg.

Uji Dea

Po ashtu, ai ka thënë se bashkëpunimi i NATO-s me Serbinë është i mirë dhe e ka vlerësuar këtë vend si partner të besueshëm.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë në nëntor të vitit 2018 kur Kosova pati vendosur taksën ndaj produkteve serbe si përgjigje ndaj ofensivës diplomatike të Serbisë për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Deri tani SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, BE-ja dhe shumë shtete të fuqishme kanë kërkuar heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë me qëllim që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy shteteve.