Fundamenti

“NATO është dashtë të vrasë 1/3 e serbëve”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Sikur ‘Engjëlli i Mëshirës’ të na bombardonte më shumë, ndoshta do të mbusheshim mend si japonezët e gjermanët”, ka thënë anëtari i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Zlatko Crnogorac.

Këto komente ai i ka bërë në rrjetin social facebook, i pakënaqur me zgjedhjet e majit në Serbi.
“Pra kështu: realisht, sikur ‘Engjëlli i Mëshirës’ të na bombardonte më shumë, dhe të vriste së paku një të tretën, ndoshta do të mbusheshim mend si japonezët dhe gjermanët. Kështu, jemi si jemi. PS:

Me vërejtje të veçantë, le të shkojnë në k… të gjithë intelektualët budallenj që janë fleta të bardha. Nëse disa nga miqtë e mi kanë votuar për Pantelën, Biljana S. Dhe Ivan Ivanovicin, lirishtë le të unfriendohen me mua”, shkroi producent ekzekutiv i institucionit kulturor “Parobrod”, i pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve, sidomos në Beograd, ku LDP nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Zemërimin e tij ai e ka vazhduar edhe në rrjetin social Twitter, ku ka polemizuar me ata që nuk mendojnë si ai.

Mobi Casa

Në LDP nuk ishin të gatshëm të komentojnë deklaratat e tij.

“Nuk e kemi ndërmend të komentojnë shkrimet e askujt në Facebook. Askush nuk ka të drejtë që qëndrimet e dikujt, të shprehura në rrjetet sociale, t’i ndërlidhë me qëndrimet LDP-së. Dihet cila është politika jonë”, kanë thënë për “Kurir” nga kjo parti.

Crnogorci është përgjigjur se nuk do të komentojë asgjë: “Nuk jam as funksionar partiak, as shtetëror, as komunal, por i punësuar në institucionin kulturor ‘Parobrod’”, ka thënë ai.

Zlatko Crnogorac ishte në listën e kandidatëve të Lëvizjes “Preokret” (Kthesa) për kuvendin e Beogradit. Ai ishte edhe bloger në uebfaqen zyrtare të LDP-së. Në biografinë e tij, në faqen e internetit të kësaj partie, po ashtu ka thënë se pos kulturës merret edhe me organizimin e logjistikës dhe reklamat në modë. Ai ka qenë producent ekzekutiv të grupeve të mëdha botërore që kanë mbajt koncerte në Beograd, si: Duran Duran, Rolling Stones, Police, pastaj U2 në Zagreb etj. /Telegrafi/