Natë Shëngjergji
Cungun, atë më t’ madhin e rrokullisa një motmot, për këtë Natë të Madhe
Natës më t’gjatë të motmotit
nuk i dihet
se… t’ zë si Natë
e … nuk e di si t’ gdhinë si Ditë
Një udhë Motmoti
udhë kalvari për t’i dalë n’ Krye
Ditës Tij
Ditë që ikën për çdo Motmot
e … vjen vetëm njëherë në Motmot
Ta jetojmë njëherë këtë Natë
me një mal rite enigma e mite
Dita le t’ zdritë si f’tyra jote DitëBardhë
Sabit Rrustemi ( 5 Maj 2015 )


