Natë e madhe për Bashën
Migjen Basha është rikthyer për të luajtur për skuadrën e tij Torino.Mesfushori shqiptar, Migjen Basha është rikthyer për të luajtur për herë të parë këtë edicion në Serie A, në fitoren e skuadrës së tij Torino përballë Napolit.
Basha u inkuadrua në lojë në minutën e 90+3 në fitoren minimale 1:0 kundër Napolit.
Rikthimi i Bashës është lajm i mirë edhe për përzgjedhësin e Shqipërisë, Gianni de Biasi, i cili mund të llogarit në të për ndeshjet e ardhshme kundër Armenisë dhe Serbisë.


