Uji Dea

Natali Velijajt i refuzohet statusi i dëshmitares së mbrojtur

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Natali Velija nuk do të jetë dëshmitare e mbrojtur për skandalin e pasaportave. Ajo është marr sot në pyetje nga prokurorë të EULEX-it dhe ka kërkuar që t’i jepet statusi i dëshmitares së mbrojtur por kjo i është refuzuar, transmeton KTV.

Pasi që ajo nuk e mori këtë status, vendosi që të mos flas asgjë për të involvuarit e mundshëm në këtë skandal derisa ka shfajësuar ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi për të cilin tha nuk ka qenë në dijeni. Natali Velija kishte premtuar se do t’i depononte të gjitha faktet për këtë çështje si dëshmitare e mbrojtur, e cila pretendon se ka dokumente që faktojnë se në këtë skandal janë të përfshirë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme.

Mobi Casa

Sipas saj tenderi për pasaportat është marrë me dhënien e ryshfetit nga kompania austriake. Velija pretendon se 1.4 milion euro i ka shpërndarë në bazë të kërkesës së marrë nga kompania austriake OeSD.