Nata është e gjatë
Edhe kur yjet bëjnë dritë, Pres me padurim, Që dielli të shndritë.
T’i shoh fushat pjellore,
T’i shoh malet në liri,
T’i shoh të gëzuar
Pleq e fëmijë.
Plagët po shërohen,
Prapë më vjen fuqi,
Na është mbushur vendi
Me të reja e me të rinj.
Anë e mbanë gjelbrim
Me të njomin barë
E n’mes ai mali i madh
Që e quajmë Sharr
Vera gumëzhin
Sa shumë mërgimtarë,
Përqafojnë familjen
Kohë të gjatë s’janë parë.
Kodrinat buzëqeshin,
T’gjithë vallëzojnë herët n’agim
Vendi është shumë i lumtur,
Popullin e ka plot gëzim.
Arben Kurteshi


