RCCOLA

Nata e “Ilirëve”

/ 2 minuta lexim

Për ta pesha e muzikës së mirë ekziston ende. Prandaj si një ‘borxh’ për fansat, rok bendi ‘Ilirët’ kanë vendosur të mos pushojnë së krijuari këngë të reja. Kështu ka theksuar mes tjerash për Tribuna lideri i “Ilirëve” Shemsi Krasniqi-Shemi, ndërsa ka treguar se së shpejti do të vijnë me një këngë të re, shkruan Tribuna.

“E kemi përfunduar një këngë. Kjo këngë do të vijë në bashkëpunim me një djalë i cili më parë nuk ka qenë i pranishëm në skenë. Është Mc Gimi, një djalë shumë i talentuar. Ai është me nevoja të veçanta, por që është shumë i zoti në këngë. Kënga me të do të dalë me të vërtet një këngë shumë e bukur”.

Hidromorava

Ideja për një bashkëpunim të këngëtarëve, siç ka treguar Shemi, ka qenë e Mc Gimit, ftesë këtë të cilën ‘Ilirët’ e kanë pranuar me dëshirën më të madhe. “Ideja ka qen e tij dhe mua me të vërtet më ka pëlqyer. Dhe pa asnjë hamendje kam dashur t’i ndihmojë dhe të punoj me të në realizimin e këtij projekti”.