FITORJA

Naskoviq premton avancim të drejtave të grave në Ranillug

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e formimit të Grupit Joformal të Grave Deputete është zgjedhur kryetarja e këtij grupi Ana Naskoviq e cila ka hapur dhe udhëhequr seancën solemne. Ky grup i grave do të angazhohet për pjesëmarrje aktive të Grave Delegate në marrjen e vendimeve dhe avancimin e të drejtave të grave, ka thënë Naskoviq dhe ka shtuar se ka pasur nderin e madh që është zgjedhur për këtë pozitë.

Në komunën e Ranillugut me përkrahje të projektit të USAID/DEMI-it, është formuar Grupi jo formal i Grave Delegate të Kuvendit të Komunës së Ranillugut.

Në përurimin e këti grupi të grave me përfaqësueset e Grave Delegate të Komunës së Ranillugut, kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës Gradimir Mikiq, kryesuesi i Kuvendit Vladica Aritonoviq, drejtori i projektit USAID/DEMI, Ginka Kapitanova, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Novo Bërdës , Shefkije Mehmeti, dhe përfaqësuesit e OJQ-re, media dhe OSBE-ja.

Fundamenti

Ana Naskoviq e cila ka hapur dhe udhëhequr seancën Solemne ka thënë se ky grup i grave do të angazhohet për pjesëmarrje aktive të Grave Delegate në marrjen e vendimeve dhe avancimin e të drejtave të grave, duke shtuar se ka pasur nderin e madh që është zgjedhur për këtë pozitë.

Drejtoresha e projektit të USAID/DEMI-it, Ginka Kapitanova gjithashtu ka shprehur kënaqësinë që gjendet në komunën e Ranillugut. “Gratë duhet të kenë rol më të madh në çështjen e marrjes së vendimeve, kurse formimi i këtij grupi është njëri nga hapat e parë edhe shumë të rëndësishëm për arritjen e këtij qëllimi. Komuna e Ranillugut është një komunë që aktivisht merret me çështjen e grave, ky është njëri nga treguesit”, ka shtuar Kapitanova.

Kryetari i Komunës Mikiq ka thënë se formimi i Grupit të Grave Deputete është një hap i qëlluar, sepse me këtë do të inkurajoj grat për pjesëmarrje më aktive në procesin e vendimmarrjes, të cilën ua garanton ligji. Mikiq i ka lutur anëtaret e grupit që të jenë më aktive në punën e tyre, kurse komuna do të ju ofroj çdo ndihmë të mundshme atyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.