Naser Sylejmani 39 vite në FC Drita
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë vizitë tek ish punëtori i FC Drita, Naser Sylejmanit, pas pensionimit të tij.
Ismajli në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka nderuar më mirënjohje për karrierën e tij.
Ismajli në rrjetin e tij social ‘facebook’, ka uruar
Të dashur qytetarë,
Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë të takojë z. Naser Sylejmani. Naseri, është njeri i sukseseve të mëdha, me një karrierë të bujshme profesionale, ku brenda shpirtit të tij, gjenden vlerat e pastërta njerëzore e morale.
Naseri, dhuroi një kontribut të madh për 39 vite pa u ndalur asnjëherë, në klubin futbollistik FC Drita. Dashuria dhe krenaria e tij e madhe për klubin, bëri që Naseri të konsiderohet si një ndër më besikët e klubit bardhë e kaltër.
Naser Sylejmani, nuk u shkëput asnjëherë nga kontributi për këtë klub. Nuk u shkëput as edhe atëherë kur nuk ishte mirë me shëndetin, sepse nuk e lejonte dashuria e madhe që kishte për skuadrën.
Naser Sylejmani, shërbeu duke treguar përgjegjshmëri të madhe, përkushtim, dhe ambicie të një punëtori të zellshëm, i cili asnjëherë nuk dinte të ndalej në arritjen e rezultateve të mëdha.
Nga besimi dhe vlerësimi i punës së suksesshme të Naser Sylejmanit, klubi i bardhë e kaltërve, vendosi, që tanimë, vendin e tij, t’ia tjetërsoi, djalit të Naserit, Shpendit.
Tanimë, Shpendi, do të vazhdoi kontributin dhe rrugëtimin e babait të tij, i cili për 39 vite rresht, shpërfaqi vlera të tjetërsimit të sukseseve në rrugëtimin e tij të gjatë në karrierë.
Në emër kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, Naser Sylejmanin, e nderuam me mirënjohje, në shenjë respekti për angazhimin e karrierës së tij të parreshtur ndaj bardhë e kaltërve.
Urime pensionimi Naser, qofsh me përplot shëndet, dhe, ndjehu përgjithmonë krenarë me vitet e karrierës suaj!


