Hidromorava

Naser Ramadani: Atyre që u duken të padrejta kufizimet në pandemi nuk shohin përtej hundës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë se të gjitha masat që po merren, edhe pse mund të duken të padrejta për çdonjërin, e kanë për qëllim shpëtimin e jetëve, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani e ka krahasuar situatën në të cilën gjendemi dhe masat që po ndërmerren me dritën e kuqe në semafor.

Sipas tij, atyre që u duken të padrejta kufizimet në pandemi nuk shohin përtej hundës.

“Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës! Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!”, ka shkruar Ramadani.

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

FIDANISHTJA

Prej këtyre mostrave të testuara, 14 kanë dalë pozitive.

“Sot më 10 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 14 raste”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga Gjilani, Prizreni, Peja, Vushtrria dhe Prishtina.

Deri tani në gjithë vendin janë konfirmuar 884 raste me koronavirus. Prej këtij numri, 655 persona janë shëruar, derisa 28 kanë vdekur./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.