Eko Higjiena

Naser Arifi në shenjë revolte braktisë LDK

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Duke e parë se në çfarë humnere po e drejton Kosovën koalicioni PDK-LDK, duke mos mujt me duru tradhtinë qe ju ba nga liderët e LDK-së, elektoratit patriot të LDK-së, duke i bashkuar votat me PRONTO-mafinë, duke mos patur mundësi me e luftue këtë tradhti brenda LDK-së jap dorëheqje nga LDK-ja ka shkruar Naser Arifi.

Letra e plotë e Naser Arifit

Duke e pa që liderët e LDK-së dhe deputetët e LDK-së, atyre që ne ia dhamë votat me i zbulue vrasësit e komandantit tim Ahmet Krasniqit, Tahir Zemes, Smajl Hajdarit, e pastaj te Xhemail Mustafes, Bardhyl Ajetit, e shumë aktivistëve të LDK-së, u bënë bashkë me ata që deri dje vetë i akuzonin si vrasës.

Eco Higjiena

Duke e parë ndihmën e pareshtur që po ja jep lidershipi i LDK-së, oligarkëve të PRONTOS, e duke mos patur mundësi te kontribuoj që të mos rizgjidhet Isa Mustafa kryetar i LDK-së, njeriut që ia ndaloi financat presidentit Rugova në një kohë shumë të vështirë, unë Naser Arifi si ish ushtarë i Kosovës dhe si mbrojtës edhe fizik i lidershipit dhe zyrave të LDK-së, atëherë kur ato ishin në shënjestër të kriminelëve pas luftës, tani në pozitën e delegatit të nëndegës së LDK-së në fshatin Dobërcan (posti me reprezentativ i nëndegës për momentin, sepse ka vite që nëndega e fshatit Dobercan nuk ka kryesi) me keqardhje jap dorëheqje nga kjo pozitë.

Duke ruajtur respektin më të thellë për aktivistët e LDK-së, të cilët ruajtën me fanatizëm mësimet e presidentit Rugova për shtetndertim, aktivistë të cilët nuk i shiten parimet për ndonjë vend pune ose pozite drejtori, aktivistë të cilët gjithmonë qeshtjen kombëtare e kishin si qëllim kryesor, aktivist të cilët përjetuan tortura të ndryshme nga okupatori serb, e me pastaj dhe nga kriminelët e pasluftës shqiptar. Njëkohësisht kërkoj nga të gjithë këta patriot ndjese, nëse ndonjëherë i kam lënduar duke u mundu që t`i ndryshoj gjerat nga brenda.

p.s E di që kjo dorëheqje nuk është e rëndësishme në syrin e këtyre që ia ka qerru sytë pushteti, por kjo letër e dorëheqjes në masë shumë të madhe pasqyron zhgënjimin e votuesit patriot të LDK-së.