Naser Aliji bën gjest të madh, e viziton dhe e ndihmon “Lagjen e Trimave
Futbollisti që të shtunën debutoi me sukses në kombëtaren shqiptare në fitoren ndaj Francës, Naser Aliji, ka bërë një gjest human, duke e vizituar dhe ndihmuar Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Aliji që vjen nga Kumanova, ka vendosur të ndihmoi financiarisht Lagjen e Trimave, që para 1 muaji, përjetoi një konflikt të tmerrshëm të armatosur, ku si pasojë mbetën të vrarë disa persona, dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Lajmi për ndihmën e Alijit, e konfirmon Iljasa Abazi, në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/


