RCCOLA

Naser Ajeti: Viti 2024 do të jetë vit i futbollit për LRFGJ e Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, Naser Ajeti, e ka cilësuar vitin 2023 si vit të suksesshëm për futbollin, por poashtu ka paralajmëruar se 2024 do të jetë vit i futbollit për LRFGJ e gjithë Kosovën.

Në përmbledhjen e vitit 2023, Ajeti ka deklaruar e ka quajtur të suksesshëm për futbollin e Anamarovës, pasi janë zgjedhur edhe strukturat e reja ne LRFGJ. “Si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, mendoj se ka qenë një vit i suksesshëm për Futbollin e Anamoravës. Të gjitha skuadrat kanë treguar frymë sportive dhe kulturë të madhe në fushat e futbollit, poashtu kanë arritur rezultate të mira që i inkurajojë që edhe në të ardhmen të dëshmojnë suksese edhe më të mëdha në Ligat ku garojnë skuadrat e Anamoravës. Viti 2023 ishte vit i sukseseve, ku kemi bërë një organizim shumë të mirë në LRFGJ, duke i përzgjedhur strukturat udhëheqëse, dhe kjo na bën me dije se viti 2024 do të jetë një vit me shumë suksese për të gjitha skuadrat nga LRFGJ”, thekson Ajeti.

Uji Dea

Naser Ajeti ka theksuar se futbolli i Kosovës në vitin 2024 do të jetë shumë më i suksesshëm – me shumë rezultate pozitive e projekte të reja. “Ne si Komitet së bashku me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, nuk do të ndalemi në asnjë moment për të mirën e futbollit dhe skuadrave në tërësi. Viti 2024 do të jetë një vit ku skuadrat kosovare do të dëshmojnë rezultate edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare, pasiqë tani kemi një përvojë më të madh në këto gara, poashtu FFK do të jetë mbështetëse e shumë projekteve të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2024, ku shpresojmë se së bashku me Ministrin e Sporteve do të arrijmë fillimin e rifillimin e stadiumeve jo vetëm në Gjilan por në tërë Kosovën”.

Në fund, Naser Ajeti gjithë komunitetit të LRFGJ dhe atij të Kosovës i ka uruar festat e fundvitit me shpresë që viti 2024 të jetë një vit edhe më i mirë në të gjitha aspektet./rajonipress/