Naser Ajeti, uron kampionin vjeshtor SC Gjilanin, e Dritën për nënkampion

Naser Ajeti, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv në FFK, në emër të KE dhe në emrin e tij personal, ka uruar klubet nga qytetit i Gjilanit, SC Gjilanin dhe FC Dritën për arritjet e tyre në stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës. Ajeti i ka uruar skuadrës së Gjilanit kampionin vjeshtor, dhe poashtu edhe “bardhekaltërtit” e Dritës për nënkampion vjeshtor, duke treguar rivalitet tejet të madhë sportivë.
Pas 18 javëve të zhvilluara skuadra e Gjilanit dimëron si kampione vjeshtore me 35 pikë, ndërsa Drita ka një pikë më pak në pozitën e dytë. Naser Ajeti në urimin e tij ka uruar dy skuadrat e qytetit për përformancën e treguar gjatë 18 javëve të zhvilluara. “Jam shumë krenarë me rezultatet e arritura të dy klubeve të qytetit, të cilat treguan rezultate tejet të mira.
Dy klubet treguan edhe kulturë të lartë sportive duke dëshmuar se me plot meritë qyteti i Gjilanit është qytet i futbollit, këto dy klube u dëshmuan edhe me tifozërinë e tyre “Skifterat” e “Intelektualët”, të cilët ndeshjet e klubeve të tyre i bënë edhe ma fasionante me animet e tyre në shkallët e stadiumeve mbarë Kosovës. Uroj dhe shpresojë se edhe në pranverë të dy skuadrat gjilanase do të dëshmojnë rezultate kulminante dhe titulli prapë të rikthehet në qytetin e Gjilanit. Urime Gjilanit, urime Dritës”, ka theksuar në urimin e tij, Naser Ajeti anëtar i KE në FFK./rajonipress/