FIDANISHTJA

Naser Ajeti ka uruar Kombëtaren e Kosovës U19 dhe përzgjedhësin Ramiz Krasniqin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Triumfi i Kombëtares së Kosovës U19 në turneun e madh të futbollit “Roma Caput Mundi”, i cili është zhvilluar në Itali dhe i cili njeherit është arritja ma e madhe e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare me futbollist nga Kosova, për anëtarin e KE në FFK, Naser Ajeti ka qenë i veçantë ky triumf.

“Jam shumë i lumtur që isha pjesë e kësaj ekspedite të Kombëtares së Kosovës U19, në këtë triumf të madh të futbollistëve Kosovar djelmoshat tanë treguan kulturë të madhe të sportit, ata treguan futboll cilësor dhe dashuri ndaj atdheut se si duhet të mbrohen ngjyrat e shtetit, ata në asnjë moment nuk u dorëzuan duke na dhuruar shumë emocione dhe dramacitet në fushë, për këtë jam shumë krenarë që isha pjesë e këtyre
djelmoshave shembullor, ju uroj nga zemra për të gjitha çka shfaqën në këtë turne”, ka bërë të ditur Ajeti.

Uji Dea

Zyrtari i FFK-së në këtë udhëtim, Naser Ajeti, ka fjalë të mëdha edhe për përzgjedhësin, Ramiz Krasniqin me punën që ka bërë me këta futbollist.
“Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi edhe një herë ka dëshmuar se është një trajner i madh, Krasniqi ka dëshmuar kulturë të madhe më futbollistët e tij, si në fushën e gjelbërt poashtu edhe jashtë saj, ai në asnjë moment nuk është dorëzuar me këshillat e tij profesionale, dhe në fund kemi arritur të ngadhënjejmë në këtë turne shumë të fortë të futbollit, jemi me fat që në mesin tonë kemi një trajner çfarë është Ramiz Krasniqi me stafin e tij të punës”.

Kombëtarja e Kosovës për të arritur në pidestalin fitues ka mposhtur Frosinonen, Greqinë, Lazion, ndërsa në finale ka mposhtur Moldavin e cila ishte e para në Grupin B./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.