Mobi Casa

Naser Ajeti ka uruar klubet në këto pesë javët e fundit të tregojnë sportivitet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FFK nga Anamorava, Naser Ajeti, i cili është një sportdashës i madh, ka bërë apel që këto pesë javët e mbetura të Superligës së Kosovës të kalojnë në frymën sportive dhe të dëshmojmë se futbolli i Kosovës është i barabartë me të gjitha Ligat Europiane.

Hidromorava

“Jemi tani në pesë javët e fundit të Superligës së Kosovës, çdo javë po bëhet më e “nxehtë” si për kreun e tabelës poashtu edhe për ekzistencë, urojë që çdo klub t`i kryej obligimet dhe paraqitjet e tyre në fushën e blertë siç është më së miri në frymën sportive. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme me pandeminë COVID-19, dhe të përfundojmë këtë kampionat të garave siç është më së miri duke dëshmuar pranë UEFA e FIFA-së, se futbolli i Kosovës din dhe mundet të jetë pjesë e futbollit evropian, ndërsa i njoftoj të gjitha klubet se jemi nën vëzhgim të madhe nga UEFA e FIFA për rrjedhën e kampionatit andaj të jeni të vëmendshëm në paraqitjet e juaja, le të fiton më i miri le të fiton sporti e futbolli. Ju dëshiroj të gjitha klubeve suksese në radhët e tyre”, ka bërë të ditur për “RajoniPress”, anëtari i KE në FFK, Naser Ajeti./rajonipress/