UBT

Naser Ajeti anëtar i KE në FFK uron për derbin dhe klubet e Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv për rajonin e Anamoravës në Federatën Futbollistike të Kosovës, Naser Ajeti, i ka uruar fillimin e stinorit pranveror të gjitha skuadrave nga Anamorava, po ashtu ka uruar që derbi i Anamoravës të jetë gjithçka në frymën sportive.

Stinorin pranveror në Superligën e Kosovës, do ta hap derbi i mirënjohur nga qyteti i Gjilanit, në mes Dritës e Gjilanit, për këtë derbi Ajeti ka një porosi të veçantë për akterët e derbit.
“Qyteti i Gjilanit dhe futbolli i Kosovës mburret me këtë derbi, uroj që të ketë futboll cilësor e mbi të gjitha edukatë sportive, uroj që shikuesit e posaçërisht tifozët “Intelektualët” e “Skifterat”, edhe njëherë të dëshmojnë kulturë të lartë sportive duke i përkrahur futbollistët e skuadrave të tyre, vetëm në këtë mënyrë do të dëshmojmë se i përkasim futbollit Evropian dhe për këtë UEFA e FIFA po e monitoron gjdo veprim tonin”.

Eco Higjiena

Naser Ajeti i ka uruar të gjitha skuadrat nga Anamorava të cilat marrin pjesë në Ligat e tyre.
“Uroj shumë suksese për të gjitha skuadrat nga Anamorava, të cilat përfaqësojnë vendin e tyre në Ligat e ndryshme në futbollin e Kosovës, që në këtë pranverë të arrijnë rezultate edhe më të mëdha, duke dëshmuar se futbolli i Anamoravës çdo ditë e më shumë po tregon cilësi si në organizimin e ndeshjeve gjithashtu edhe në paraqitjet e tyre ne fushën e blertë të futbollit”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.