Mobi Casa

Nasala me ujë e pa ujë …!

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nasala është fshat jo larg qendrës komunale, Gjilanit. Ky fshat shtrihet buzë lumit Morava e Binçit. Këtu jetojnë e bashkëjetojnë afro 33 familje. Këto familje jetojnë si një. Sa herë kanë ndonjë punë në fshat, që është me interes të përgjithshëm, i madh e i vogël nasalas nuk ndahet, por gjenden tok. Pra, janë shumë bashkëpunues në mes vete. Jo vetëm kaq.

Historikisht, ky lokalitet ka një “datëlindje” shumë të hershme. Ajo që e karakterizon këtë fshat është faktin se, ky lokalitet ka ujë mineralë të thartë. I tërë fshati flë mbi ujin mineral. Uji është i dobishëm për pije. Uji i thartë buron në shumë vende buzë Moravës së Binçit. Është ujë karakteristik, se ka shije të mirë për shuarjen e etjes, por nuk është fare i përdorshëm për amvisni. Por, është rrezik të gropohen bunaret gjatë kohës së verës. Uji ka gazëra dhe, brenda puseve (bunareve) janë të rrezikshëm për njerëz.

Banorët e këtij fshati merren më tepër me bujqësi e blegtori. Këtu ka kullosa të shumta. Por, krahasuar nga një kohë e kaluar, ku shumë familje kanë pasur dele dhe shtazë të tjera, sot janë vetëm dy familje që mbajnë dele. Është për brengosje. Për brengosje është edhe fakti se, po pakohet rinia e këtij lokaliteti, e cila po e merr botën në sy. Tash për tash, në shkollën katërklasëshe, mësimet i vijojnë një numër fare i vogël nxënësish.

Edhe dhëna tjetër flet se, në një kohë jo aq të largët, nga ky lokalitet kanë dalë me dhjetëra mësues, edukatore, arsimtarë, profesorë, sociologë, ekonomistë, gazetarë e profesione të tjera. Këta shkollarë janë krenaria e kësaj ane. Vetë fshati është një bukuri e rrallë e kësaj ane të Karadakut. Por, e keqja është se, gati gjysma e familjeve janë shpërngulur në disa mese, si në Radivojc, Gjilan, Prishtinë, Shkup, Ramjan e mese të tjera. Thonë, rruga, jeta e rëndë me bujqësi, shkollimi dhe disa “sende” nuk e kanë bërë që ky fshat ta ketë “primatin” e një fshati të ecur përpara. Por, kjo “gjendje” tash ka ndryshuar në të mirë të banorëve të këtushëm.

Brenda pak kohe, Nasala ka ndërruar pamjen dhe është bërë një fshat me bukuri të rrallë natyrore. Tash nasalasit e kanë rrugën e asfaltuar, e cila lidhë Lladovën, Nasalën me fshatin Remnik për në Viti. Krejt udhëtarët e Grykës së Karadakut nuk udhëtojnë si më parë kah rruga Gjilan- Ferizaj, por tash rrugën e kanë për 10 km më të shkurtër.

ARKATANA

Tash e katër vjet, ky fshat shkëlqen nga ndriçimi elektrik. Shkolla qëndron në krye të fshatit, ku shkollohen dhe edukohen me dhjetëra fëmijë. Ja para do dite, nasalasit fituan edhe xhamin e re. Por, prej kësaj të mire, ata sot kanë një hall të madh, sepse, ujë s’kanë për amvisni, sepse, uji i thartë nuk është i papërdorshëm. Ky ujë vetëm shërben për shuarjen e etjes.

Ndonëse para tri vjetësh është sjellë uji i pijshëm nga një sistem i ujit që gjendet afër fshatit Zhegër, nasalasit, edhe sot e kësaj dite jetojnë me ëndrrën se një ditë do të rregullohet ky ujësjellës. Por, kot. Uji i sjellur gjer në fshat nuk funksionoi ashtu si do të duhej, për faktin se, gypat kanë shpërthyer dhe nasalasit kanë mbetur pa ujë!

Bekim Ukshini, qytetar nga ky lokalitet shton se, na ka marrë malli për ujë të pastërt për amvisni e për larje rrobash, por as sot e kësaj dite kjo gjë nuk është rregulluar. “Krejt po mendojnë se na gjendemi afër lumit Moravë dhe se kemi ujë të mjaftueshëm, por, jo. Përkundrazi, ne nuk kemi ujë që na shërben për nevoja elementare në familje. Ujin e Moravës as shtazët nuk e pinë. Ai ujë është me hemikale dhe nuk lahen as zhtazët, e lëje ma qytetarët. Nga qendra komunale na kanë premtuar, por premtimet kanë mbetur në letër. S’po dimë çka të bëjmë. Me ujë janë furnizuar pothuajse të gjitha fshatrat, e Nasala, edhe në këtë kohë kur po jetojmë, nuk ka ujë! O Zot, si është e menduar kjo “gjendje”?! Ju njerëz të pushtetit, a po e ndjeni këtë “gjendje” të rëndë tonën? A do t’na ndihmoni në këtë drejtim, apo po e marrim rrugën drejt qytetit, ku ky vend, me këtë tokë pjellore është mëkat t’ia kthesh kokën.. Por, po presim se do të vijnë ditë më të mira edhe për ne, ka shtuar Bekim Ukshini, i cili reagoi për ujin, burimin e jetës, që i mungon këtij fshati me ujë e pa ujë! E, nasalasit për çdo ditë reagojnë, intervenojnë, por askush nuk ua qan hallin e tyre të madh që kanë. Populli thotë, shpresa është e fundit.

Andaj, edhe nasalasit shpresojnë se një ditë kjo do të bëhet realitet në jetë./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.