Nasala ende ka telashe pas vërshimeve
Gjilan – Ruzhdi Selimi aktivist nga fshati Nasal thotë se edhe pse gjendja ka filluar të stabilizohet gradualisht, problem mbetet furnizimi me ujë të pijshëm. Puset janë të papërdorshëm dhe po furnizohemi nga Hidromorava tha Selimi.
Nasala ishte njëri nga fshatrat më të goditura nga vërshimet e fundit.
Ruzdi Selimi thotë se gjendja ka nisur të stabilizohet, por probleme paraqesin ndotja e puseve. “Fatmirësisht po na ndihmon Hidromorava me furnizim sepse puset janë të papërdorshëm” tha Selimi./rajonipress/


