Nasa me video mesazh për 21 dhjetorin, s’ka Apokalips
Aq e bindur është NASA se Apokalipsi nuk do të ndodhë në 21 dhjetor sa ka nxjerrë që tani një video me titullin “Përse bota nuk u shkatërrua dje”.
Duke nënvizuar “një për një” të ashtuquajturat “mite”, që rrethojnë fundin e kalendarit Maja, ekspertë planetarë e astronomë rrëzojnë idenë se Dielli do të rrezatojë fort apo se një planet tjetër, Nibiru do të përplaset me Tokën.
Videoja duhet të ishte transmetuar në 22 dhjetor, por u vendos të hidhet në internet me shpejt. Në një mesazh të fortë e plot besim, agjencia amerikane e hapësirës shpjegon përse Apokalipsi i Majave nuk ka për të ndodhur. “Nëse jeni duke parë këtë video, një gjë është e qarteë: bota nuk u shkatërrua dje”, kjo është fjalia me të cilën ajo fillon.
Ekspertet pretendojnë se Nibiru, planeti fantazme i zbuluar nga sumerët e lashtë, nuk ekziston fare dhe se teoritë e Apokalipsit kanë ngritur mbi një keqinterpretim. Drejtori i qendrës se arkeo-astronomisë, doktor John Carlson mendon se në të vërtetë, kalendari i Majave nuk përfundon 21 dhjetorin e 2012-ës.
Nuk ka asnjë profeci të tyre mbi fundin e botes, këmbeëngul Carlson që e studion këtë fenomen prej vitesh. Në këtë date thjesht mbyllet një cikël që besohet të jetë mbi 5.000-vjeçar, e pastaj sistemi i kalendarik nis nga e para.
Numri 13 ishte shumë i rëndësishëm për Majat, vazhdon Carlson dhe fundi i këtij cikli do të jetë vërtet një moment i rëndësishëm, por asgjëkundi nuk thuhet se ai nënkupton shkatërrimin e botës, transmeton Top Channel.