HW

“Narrativë mashtruese”, “Thellësisht të shqetësuar”: Reagim i ashpër i ambasadës gjermane ndaj Qeverisë për FSK-në

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është shprehur “thellësisht e shqetësuar” me përpjekjet e Qeverisë në detyrë të Vetëvendosjes për shfrytëzimin të ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së në liqenin e Ujmanin “për të shënuar poena politike”.

Ambasada gjermane shënoi se heqja e imazheve të KFOR-it nga PR-i i Vetëvendosjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës ka paraqitur “narrativë mashtruese” dhe se veprime të tilla “minojnë besimin”.

Në një përgjigje për media ambasada gjermane tha miratimi nga KFOR-i ishte për arsye “rreptësisht humanitare” dhe se humbja e jetës së një të riu duhet të jetë “moment pikëllimi kolektiv, jo për të shënuar poena politike”.

Për më tepër, deklarimet e partisë Vetëvendosje për “hera e parë, FSK në veri”, ambasada i quajti keqpërfaqësim të frymës së aprovimit nga KFOR-i për ekipin e FSK-së si dhe dënuan heqjen e KFOR-it nga imazhet që u publikuan nga Vetëvendosja si “narrativë mashtruese”.

FIDANISHTJA

Deklaratat e aktorëve politikë që e paraqesin këtë mision si “operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës” keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e vendosjes. Po aq shqetësuese janë akuzat për imazhe të manipuluara – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar një narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin publik dhe të shkëpusin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”,

Deklarimi i plotë pa ndërhyrje:Ambasada Gjermane është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar vendosjen e sotme të një ekipi të specializuar të Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit – një operacion i lehtësuar nga KFOR-i në përputhje të plotë me mandatin e tij dhe i miratuar nga Komandanti i KFOR-it vetëm për qëllime humanitare. Humbja tragjike e jetës së një të riu duhet të jetë një moment pikëllimi kolektiv, jo një rast për pikëzim politik.

Deklaratat e aktorëve politikë që e paraqesin këtë mision si “operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës” keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e vendosjes. Po aq shqetësuese janë akuzat për imazhe të manipuluara – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar një narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin publik dhe të shkëpusin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”, Ambasada Gjermane përsërit mbështetjen e saj të plotë për KFOR-in dhe mandatin e tij, dhe shpreh vlerësim të sinqertë për të gjithë personelin e KFOR-it dhe FSK-së të përfshirë në përpjekjet e sotme të rimëkëmbjes. Profesionalizmi dhe bashkëpunimi i tyre i shërbejnë të mirës publike dhe shërbejnë si një kujtesë për atë që mund të arrihet kur institucionet punojnë së bashku në shërbim të dinjitetit njerëzor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.