Hidromorava

Narkotikë e telefona nëpër qendrat korrektuese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Futja e Narkotikëve, telefonave dhe e gjërave të tjera “të ndaluara” nëpër qendrat korrektuese të Kosovës, vlerësohet si një “dukuri” e vazhdueshme.
Përveç familjarëve të të burgosurve, një rol kyç në qarkullimin e këtyre gjësendeve “e ka edhe stafi” i këtyre qendrave.

Këtë e pohojnë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që monitorojnë këto qendra, të cilët deklarojnë se ekziston një “rrjet zinxhirë” brenda këtyre qendrave që përbëhet nga pjesëtarët e tyre të cilët bëjnë futjen dhe shpërndarjen e mjeteve të ndaluara nëpër qendrat korrektuese.

Shërbimi korrektues i Dubravës, vlerësohet si njëra nga qendrat ku kjo dukuri është më e theksuar. Edhe përfaqësuesit e Shërbimit korrektues të Kosovës si dhe Policisë së Kosovës (PK) nuk mohojnë se ka raste të raportuara ku zihen familjarët duke tentuar të fusin mjete të ndaluara të të afërmit e tyre të burgosur apo të paraburgosur, mirëpo mohojnë se ekziston një grup i organizuar brenda qendrave korrektuese që e ushtron këtë aktivitet.

UBT

Resmi Hoxha, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë ndonjë gardian të involvuar, i cili mundëson shpërndarjen e mjeteve të ndaluara, mirëpo ka përjashtuar çdo mundësi të ekzistimit të ndonjë rrjeti brenda qendrave korrektuese.

“Në mënyrë ligjore janë të ndaluara futja e lëndëve narkotike, telefonave dhe mjeteve të tjera. Në këto vitet e fundit nuk kemi pasur asnjë rast kur janë zënë pjesëtarët e stafit, që kanë qenë të implikuar në këso raste”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.