Narkomanët “shpëtojnë” nga burgu

M.S. nga Komuna e Vushtrrisë është shpallur fajtor për shumë vepra penale në kohë të ndryshme. Ai i ka kryer këto krime në vende dhe ndaj personave të ndryshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Megjithatë, për shkak të problemeve psikike që ka ky qytetar, gjykata për secilën vepër e ka dhënën vendimin e njëjtë.
“Dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në institucionet psikiatrike”, thuhet sipas Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në vendimet që ka leshur Gjykata për këtë qytetar.
Vjedhje, kanosje, sulme fizike, dhunë në familje, janë rastet për të cilat Gjykata këtë qytetar dhjetëra herë e ka shpallur fajtor. Por ndonëse çdo herë pasi që është shpallur fajtor Gjykata e ka referuar për trajtim, ai nuk iu ka nënshtruar këtij trajtimi, ndërsa ka përsëritur kryerjen e veprave penale.
Kjo, pasi që, sipas njohësve të kësaj fushe, sistemi ligjor në Kosovë nuk mund të imponojë trajtimin e qytetarëve për çrregullimet eventuale që vijnë si pasojë e konsumimit të alkoolit dhe drogës.