RCCOLA

Narkomanët kërcënojnë kryeshefin e Mjekësisë Familjare në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Dy narkoman e kanë kërcënuar të shtunën në vendin e tij të punës kryeshefin e Mjekësisë Familjare në Gjilan dr. Sherif Dërmakun tha për rajonipress Valbon Milazimi drejtor i Mjekësisë Familjare. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Gjilan të shtunën është tmerruar nga sjellja e pahijshme-kërcënuese e dy të dyshuarve që dyshohet se janë narkoman.

Valbon Milazimi drejtor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan tha për rajonipress se dy narkoman të dyshuar të shtunën rreth orës 19.00 e kanë kërcënuar kryeshefin e Mjekësisë Familjare dr.Sherif Dërmakun.

Milazimi tha se mjeku kujdestar Sherif Dërmaku nuk ka pranuar që të shkruaj një bari për nevojat e narkomanëve dhe ka ardhë deri tek kërcënimi. “Ne i kemi të rregulluar procedurat dhe tretmanin mjekësor ndaj kësaj kategorie dhe normalisht që mjeku i është përmbajtur udhëzimeve tona dhe nuk ka nënshkruar asnjë bari” tha Milazimi.

Eco Higjiena

Milazimi tha se ky rast vërtet e ka shokuar personelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare për çka kërkojmë nga organet e hetuesisë që të kapin autorët e këtij kërcënimi.

Ndërkaq policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull shqiptar mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare – të Gjilanit ka raportuar në polici se gjersa ishte në vendin e tij të punës dy të dyshuar meshkuj kanë kërkuar nga ai që tu përshkruante një bar (metadon).

Pasi ankuesi kishte refuzuar që tu përshkruante barin e kërkuar të dyshuarit kishin kanosur ankuesin dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes thuhet në njoftimin e Policisë//rajonipress/