UBT

Narkodileri arrestohet tek hyrja e burgut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në vazhdën e hetimeve kundër krimit të organizuar, në tri raste të ndara në rajonet Prishtinë, Gjilan dhe Pejë ka arrestuar të hënën, nëntë persona të dyshuar për posedim dhe tregti me narkotikë. Kështu njofton Policia e Kosovës në një komunikatë për media.

Pesë persona janë arrestuar në afërsi të Burgut të Dubravës, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar në hyrje të Burgut të Dubravës. Zyrtarët e Shërbimit Korrektues, gjatë kontrollit të vizitorëve kishin identifikuar personin e dyshimtë duke tentuar të fusë në objektin e burgut një sasi prej 25.2 gramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë e cila ishte e maskuar si ëmbëlsirë.

Në një rast tjetër, hetuesit policorë nga Drejtoria e Hetimit Kundër Trafikimit me Narkotikë, në Prishtinë ka ndaluar një veturë në të cilën kishin qenë dy persona. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur dhe konfiskuar 196 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Uji Dea

“Me autorizim të prokurorit të dyshuarve në dy rastet u është shqiptuar masa ndalim policor dhe të njëjtit janë dërguar në qendër të mbajtjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas Policisë, Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, në një aksion tjetër ka arrestuar një person në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht në fshatin Zasellë, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur viktima N. M. Femër, shtetase moldave. me dyshimin se ka kryer veprën penale trafikim me qenie njerëzore, forma e shfrytëzimit skllavëri dhe robëri.

“Me autorizim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, thuhet në komunikatë.(Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.