Mobi Casa

Napoli synon transferimin e Rashicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Napoli e ka ndërmend që të forcojë sa më shumë skuadrën e tyre

Klubi napolitan para disa dite lajmërojë që ka transferuar sulmuesin prespektivë, Osimhen në vlerë prej 80 milionë euro kurse tani ata ja kanë vënë syrin sulmuesit të Kombëtares se Kosovës, milot Rashicës.

E përditshmja “Tuttosport:, ka shkruar sot se të mërkurën drejtori sportiv i Napolit, Christian Giuntoli është takuar me agjentin e Milot Rashicës, Altin Lala me të cilin ka pasur një takim shumë të frytshëm.

Detajet e këtij takimi ende nuk janë bërë të njohur por duket se Napoli është hyrë në garë seriozisht për të siguruar shërbimet e kosovarit.

ARKATANA

Rashica ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Ëerder Bremen sezonin që lamë pas derisa për shërbimet e tij janë të interesuar edhe Borussia Dortmund e RB Leipzig në Gjermani, Aston Villa dhe Liverpool në Angli.

Napoli në Itali do ta këtë rival Milanin për shërbimet e Rashicës.

Në këtë sagë transferi një rol mund ta luajë edhe Amir Rrahmani, i cili kalimin në Napoli e finalizojë gjatë afatit të janarit, kurse pas përfundimit të këtij sezoni, që përfundon sot, ai do të shkojë në San Paolo për bashkim me skuadrën e Gattusos.

Kjo mund të cilësohet përparësi për Napolin nëse synon transferin e sulmuesit kosovar, Milot Rashicës. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.