UBT

Napoli refuzoi 50 milionë euro për Hysajn

/ 1 minutë lexim

Agjenti i mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj, ka zbuluar se klubi italian hodhi poshtë një ofertë prej 50 milion eurosh për shërbimet e lojtarit shqiptar.

Duke folur për Radio Punto Nuovo, agjenti Mario Giuffredi konfirmoi që Blutë ishin shumë të interesuar për të nënshkruar me lojtarin e tij.

Sipas tij, klubi londinez ofroi 50 milionë euro në verën e vitit 2018, por kjo ofertë u refuzua nga napolitanët.

Hidromorava

“Një vit e gjysmë më parë, Napoli mund të kishte marrë 50 milionë euro nga Chelsea”.

“Nëse Hysaj qëndron te Napoli, klubi napolitane rrezikon të humbasë lojtarin falas”, ka thënë Giuffredi.

Ndryshe, Hysaj është në vitin e fundit të kontratës dhe në verën e ardhshme mund të largohet me kosto zero. /Telegrafi/