Napoli nuk shqetësohet për mbrojtjen, Rrahmani do të jetë xhokeri i skuadrës
Reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani do t’i bashkohet Napolit gjatë verës, transmeton zeri.info
Rrahmani kishte kompletuar transferimin e tij te Napoli në janar, por ishte vendosur që ai të qëndrojë në Hellas Verona si i huazuar deri në fund të edicionit.
Me ardhjen e Rrahmanit, Napoli nuk është e shqetësuar për mbrojtjen, derisa reprezentuesi kosovar mund të luaj në të gjitha pozitat.
Ai do të jetë një xhoker për mbrojtjen e Napolit dhe do të shfrytëzohet për çdo nevojë të Gennaro Gattusos, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.
Përveç se në portë, ai ka luajtur në çdo rol defensiv gjatë karrierës së tij./Zëri


