Mobi Casa

Napoli nuk ia plotëson kërkesat Hysjat, rinovimi në dyshim

/ 1 minutë lexim
United Hospital

E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, po kthehet në një çështje të ndërlikuar te skuadra e Napolit, pasi shqiptari së fundmi ka humbur edhe vendin e titullarit dhe kërkesa e tij për pagë është e papranueshme për klubin.

Sipas Calciomercato.com, agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, vazhdon të tregohet mjaft agresiv me kërkesat e tij në lidhje me të ardhmen e Hysajt.

Mobi Casa

Giuffredi i ka kërkuar një rrogë prej 3 milionë eurosh klubit italian, por Napoli nuk ka ndër mend të paguajë një shifër të tillë, teksa drejtuesit ofrojnë një pagë 2.5 milionë euro.
Dallimi prej 500 mijë eurosh është duke mbajtur peng rinovimin e Hysajt. Një çështje tjetër që duhet të zgjidhet është dhe ajo që ka të bëjë me klauzolën 50 milionë euro për transferimin jashtë Italisë.

Agjenti i Hysajt pretendon që kjo klauzolë të hiqet, ndërkohë që palët pritet të takohen javën e ardhshme./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.