Eko Higjiena

Napoli mendon për transferimin e Strakoshës në verë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Thomas Strakosha duket se po kalon muajt e tij të fundit si portier i Lazios.

Portieri shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me kryeqytetasit italian dhe ende nuk e ka rinovuar atë.

Drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar rinovimin, por Strakosha ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.

Napoli është skuadra e fundit që është futur në garë për transferimin e shqiptarit në verë i cili mund të largohet falas nga Lazio.

UBT

Radio Marte ka raportuar se drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli po tenton afrimin e Strakoshës në verë.

26-vjeçari ka të drejt qysh tani të futet në bisedime me skuadra tjera dhe Napoli po tenton ta bind t’iu bashkohet në verë.

Gjithsesi napolitanët nuk do ta kenë të lehtë nënshkrimin me shqiptarin, pasi për të ka pasur interesime edhe nga Liga Premier e Anglisë.

Strakosha është pjesë e Lazios, që nga viti 2012 kur fillimisht ishte bashkuar me të rinjtë e këtij ekipi nga ekipi grek Panionios. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.