Hidromorava

Napoli konfirmon lëndimin muskulor të Amir Rrahmanit, mësohet sa gjatë do të mungojë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Napoli ka konfirmuar se mbrojtësi Amir Rrahmani do të jetë i detyruar të jetë jashtë fushave për disa javë pasi pësoi një lëndim muskulor.

Qendërmbrojtësi 29-vjeçar u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 13-të të ndeshjes së vlefshme në Ligën e Kampionëve ndaj Bragës ku fituan 2-1. Ai duke dal nga fusha shihej se kishte dhimbje.

Siç njofton Calciomercato.com, analizat konfirmuan se Rrahmani pësoi një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit të kofshës së majtë, një dëmtim që do ta përjashtojë atë nga përballja e ardhshme me Bolognan. Ai mund të jetë jashtë fushës për rreth dy deri në tre javë.

ARKATANA

Rrahmani ishte një pjesë thelbësore e skuadrës fituese të titullit të Napolit sezonin e kaluar, duke luajtur mbi 3000 minuta lojë në 36 paraqitje në total.

Ai ka vazhduar të paraqitet rregullisht edhe nën drejtimin e trajnerit të ri Rudi Garcia. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.