ARKATANA

Napoli ka siguruar Rrahmanin, por kërkon edhe Kumbullën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Drejtuesit e Napolit po punojnë me homologët e Veronës për një goditje të trefishtë në merkato.

Sipas “Corriere dello Sport”, ka patur kontakte të vazhdueshme që nga dita e Krishtlindjes mes Cristiano Giuntolit, drejtorit sportiv te Napolit, dhe atij në Veronës, Tony D’Amico.

Tre janë emrat që i interesojnë Napolit: Amrabat, Rrahmani dhe Kumbulla.

ARKATANA

Për dy të parët, palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët (mësohet se Rrahmani do të bëhet i Napolit për 12 milionë euro, por do të qëndrojë deri në fund te sezonit Verona në formë huazimi) dhe formalizimi i i marrëveshjeve pritet të ndodhë në 10-ditëshin e dytë të muajit janar, pasi Napoli të zgjidhë dhe disa situata kontraktuale me lojtarët që ka në organikë.

Ndërsa për Kumbullën, edhe pse ka interes konkret, bisedimet do të vijojnë gjatë muajve në vazhdim dhe në varësi të ecurisë së 19-vjeçarit 1 metrër e 90 centimetra i gjatë, do të bëhet edhe oferta e Napolit.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të monitorohet me kujdes nga Napoli, ndeshje pas ndeshjeje, deri në përfundim të sezonit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.