Mobi Casa

Napoli ia vë çmimin Xhemailit: 7 milionë euro

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Skuadrat e interesuara për Blerim Xhemailin duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej shtatë milionë eurosh, nëse duan ta transferojnë në radhët e veta gjatë kësaj vere, shkruan të mërkurën “Calciomercato”. Këtë vendim e ka marrë skuadra e Napolit që ka vendosur ta lirojë Xhemailin nëse merr një ofertë të tillë.

Për Xhemailin 28-vjeçar, kanë shprehur interesim shumë skuadra, por asnjë nuk ka ofruar mbi pesë milionë euro. Xhemaili ka kontratë me Napolin deri në vitin 2015.

Mobi Casa

Në edicionin 2013/14 ka shënuar gjashtë gola në Serie A. Për të, interesim kanë treguar Milani, Tottenhami, Sevilla dhe Borussia Moenchengladbachu.
©KOHA.net