GRANDEMALL

Napoli e nis aksionin “fshesa”, Rrahmani në listën e largimeve të mundshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Napoli po planifikon të bëjë revolucion në ekip në verën që po vjen.

Kampionët aktualë të Italisë nuk janë të kënaqur me rrjedhën e këtij sezoni pasi ky ekip rrezikon të mbetet jashtë zonës Champions.

Prandaj, mediumi italian “Gazzetta dello Sport” shkruan se napolitanët mund t’i largojnë shtatë futbollistë pas përfundimit të sezonit aktual, përcjell “Gazeta Express”.

E në mesin e tyre, mediumi në fjalë e përfshin edhe Amir Rrahmanin.

Futbollisti kosovar ka pësuar rënie të formës mbi të gjitha pas largimit të shokut të repartit, Kim dhe nuk është më ai i vjetri që jemi mësuar ta shohim.

Për këtë arsye, mediat italiane e shohin si të mundshëm largimin e përfaqësuesit kosovar nga “Diego Maradona”.

FIDANISHTJA

Për 29 vjeçarin javë më parë u spekulua se interesim kishte shprehur Atalanta, ku do t’i bashkohej Berat Gjimshitit.

Ndërkohë, ish-futbollistin e Dinamo Zagrebit e pëlqen edhe Atletico Madridi i Diego Simeones, i cili do të tentojë ta transferojë gjatë verës.

Rrahmani nuk është më i pashitshëm dhe i padiskutueshëm në Napoli.

Andaj, ai mund t’ju bashkohet yjeve si Alex Meret, Mario Rui, Giovanni Simeone, Giacomo Raspadori, Piotr Zielinski e Victor Osimhen, për t’u larguar nga ekipi napolitan.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pa kualifikim në Champions, shumë heronj të Scudettos do të bëhen një e kaluar e këtij klubi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.