United Hospital

Napoli e kërkon Igli Taren për drejtor sportiv

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas eksperiencës së mirë me Elseid Hysajn, Napoli kërkon ta afrojë një tjetër shqiptar.

Ndryshimi në këtë rast është se nuk bëhet fjalë për një futbollist, por për drejton sportiv të Lazios, Igli Tare.

Ndërsa shpresat për titullin kampion në Serinë A nuk janë shuar plotësisht, për sezonin e ardhshëm te Napoli po bëjnë gati revolucionin.

Pas zërave për trajnerin Maurizio Sarri, apo interesimit nga Anglia për Hysajn dhe Kulibaly, apo kontratën e Reinas me Milanin, nga skuadra pritet të largohen edhe shumë emra të tjerë të mëdhenj.

UBT

Gjithsesi, ndryshimet më të rëndësishme pritet të jenë ato në pozicione drejtuese, ashtu si rasti i drejtorit sportiv, Cristiano Giuntoli, për të cilin ende nuk ka rinovim të kontratës. Në rast të largimit të drejtuesit, presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron të afrojë te Napoli, Igli Taren.

Ish-kapiteni i Kombëtares, që në vitet e fundit është vlerësuar si drejtori sportiv më i mirë në Itali për goditjet e shkëlqyera në merkato, mund të jetë i lirë në qershor. Kontrata e tij me Lazion mbyllet në fund të sezonit. De Laurentiis ka kontaktuar me Taren, që pasi ka treguar nuhatje të jashtëzakonshme në evidentimin e talenteve, cilësohet njeriu ideal për një piacë si Napoli.

Filozofia e klubit me investime të rëndësishme dhe promovimin e yjeve të rinj i shkon për shtat ish-sulmuesit shqiptar, që për momentin mbetet maksimalisht i përqendruar te Lazio, por do ta kishte të vështirë të refuzonte një projekt ambicioz si ai i Napolit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.