RCCOLA

Najad dhe Kastrati flasin për projektet e rëndësishme në interes të qytetarëve

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Drejtori për Projekte për Ballkan, Evropë dhe Amerikë Muhamad Al Najad nga Kuvajti, viziton Komunën e Kamenicës.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati bashkë me u.d Drejtoreshën e Arsimit Mirhane Morina kanë pritur në takim Drejtorin për Projekte për Ballkan, Evropë dhe Amerikë Muhamad Al Najad nga Kuvajti dhe përfaqësuesit e Organizatës humanitare “Qëndresa Kosovare”.

Gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe mundësitë e tjera të bashkëpunimit për çështje të ndryshme. Më pas, ata vizituan konviktin e nxënësve “Gjon Sereqi”, në Kamenicë.

RCCOLA

Kryetari Kastrati tha se ata poashtu diskutuan edhe për disa projekte të ndryshme me rëndësi për qytetarët.
“Diskutuam për disa projekte me rëndësi, që do ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës. Bashkë me z.Al Najad vizituam konviktin e nxënësve dhe po shikojmë mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes nesh”, potencoi Kastrati.

Kryetari Kastrati poashtu falënderoi drejtorin e organizatës “Qëndresa Kosovare” Islam Cakaj, menaxherin Samir Salihun si dhe pronarin e kompanisë “Leeyla Construction” Egzon Sylejmani për mbështetjen e tyre të vazhdueshme./rajonipress’