Fundamenti

Naimi u nxjerr pare

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit, pritën e përcollën krerët e institucioneve dhe partive politike. Myftiu Naim Tërnava si në shaka iu tha krerëve të institucioneve nëse ata do të participojnë në ndërtimin e xhamisë së madhe. Ata u përgjigjen pozitivisht.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, ua nxori nga një pagë për xhaminë e re disa nga politikanëve të vendit. Pak për hajgare e më shumë përnjëmend, Tërrnava shfrytëzoi ditën e Kurban Bajramit që t’i zë ngushtë politikanët që e vizituan atë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në pritje të mysafirëve, Tërnava si me shaka i pyeti disa nga ta nëse do të jepnin nga një pagë për xhaminë që do të ndërtohet afër Postës në Prishtinë. Të parit që iu tha dhe i pari që pranoi ishte nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i cili tha se do jep një pagë për ndërtimin e xhamisë.

“Kjo është edhe një solidaritet që bëhet për ndërtimin e një tempulli fetar, prandaj edhe e ndjejmë si obligim”, tha Isufi……normalisht”, ka thënë ai. Edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se kjo shkon në interes të kombit. “Kjo është shumë e mirë dhe çdo gjë që shkon në interes të kombit dhe vendit tonë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë”, tha Krasniqi. Ndërkaq kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, tha se do kontribuojë pa saktësuar shumën. “Tek ndërtimi i xhamisë nuk thuhet kush sa do të jep sepse janë çështje, megjithatë janë çështje të besimeve dhe çështje interne, mirëpo unë besoj se të gjithë ne do të kontribuojmë”, ka thënë ai.

Ndryshe për nder të ditës së Kurban Bajramit, myftiun Tërnava në Bashkësinë Islame e kanë vizituar shumë personalitete të jetës politikë. Për urime për Bajram në BIK ishte edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, tha se dita e Kurban Bajramit është ditë e sakrificës, solidaritetit, mirëkuptimit dhe bamirësisë. “Kosova është shembull i tolerancës ndërfetare, shembull i zhvillimit të besimit, i respektit të ndërsjellë, edhe sot në këtë ditë kujtojmë të kaluarën tonë të ndritshme dhe krenare, kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, kujtojmë sakrificën e qytetarëve të Kosovës të gjithëve për liri, natyrisht gjithmonë duke marrë energji për të ardhmen, kështu që uroj të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë ditë të sakrificës, mirëkuptimit dhe solidariteti”, tha kryeministri Thaçi.

Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi uroi të gjithë që të kenë edhe siguri për të ardhmen. “Urojmë që në familjet tona, në familjet e të gjithë qytetarëve të Kosovës të ketë paqe, të ketë mirëqenie, të ketë begati dhe natyrisht të ketë siguri për të ardhmen”, tha Krasniqi. Edhe opozita ishin në Bashkësi Islame, madje i pari nga politikanët që erdhi të uronte ishte nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i cili uroi që kjo ditë t’i bashkojë të gjithë shqiptarët. “Erdhëm në Bashkësinë Islame të Kosovës t’ ju urojmë të gjithë besimtarëve mysliman ditën e Kurban bajramit, ditën e sakrificës, dhe kjo le të jetë dita që i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha Isufi. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se popullit të Kosovës i duhet edhe solidariteti edhe sakrifica.

“E konsiderojmë shumë të rëndësishme këtë festë sepse është një festë që simbolizon solidaritetin ndërmjet qytetarëve, ndërmjet njerëzve. Solidaritetin në familje, por po ashtu simbolizon sakrificën, që për të dyja ne kemi nevojë, që të arrijmë solidaritetin ndërmjet neve në Kosovë por edhe me fqinjët, por gjithashtu të sakrifikojmë në mënyrë që ta arrijmë synimet që i kemi në këtë vend, ta ndërtojmë këtë vend ashtu si duhet”, tha Mustafa. Ipeshkvi i Kishës Katolike të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka uruar të gjithë myslimanët, duke thënë se kjo është festë e të gjithëve, pa dallime.

“Uroj gjithë popullit shqiptar që ka besimin islam dhe të gjithë njerëzve që sot festojnë, sepse ne të gjithë sot festojmë, kur vëllezërit festojnë, festojnë të gjithë pa marr parasysh nëse ka festë njëri apo tjetri”, tha Ipeshkvi Gjergji. Besimtarët myslimanë të premten kanë kryer ritet e ditës së Kurban Bajramit. Manifestimi qendror për këtë festë është mbajtur në xhaminë “Sulltan MehmetFatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë, duke shënuar kështu nisjen e festës së Fitër Bajramit për besimtarë mysliman në Kosovë. Me rastin e faljes së Festës së Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava u është drejtuar me një mesazh besimtarëve mysliman, duke u bërë apel të gjithëve që ta ndihmojnë njëri tjetrit, të jenë më solidar dhe më tolerantë, në këtë ditë të madhe, e cila simbolizon unitetin, solidaritetin dhe sakrificën.

Tërnava po ashtu ka uruar edhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban Bajramit, filloi në ora 5:33, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit një ligjëratë tematike, kushtuar kësaj feste e mbajti Ahmet ef. Sadriu. Ndërsa Namazi i Kurban Bajramit u fal në ora 7:41, të cilit i priu kryeimami Sabri Bajgora, ndërkaq Hytben e Kurban- Bajramit, e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.(express)